Policia e Korçës ka sekuestruar një sasi të madhe kanabisi, prej 52.6 kilogramë. Uniformat blu kanëë vënë në pranga 45-vjeçarin, Klodian Kllomollari, që dyshohet se i përkiste lënda narkotike.

 

Sasia e kanabisit u gjet gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin e tij tip “Benz”, të cilin e kishte parkuar në oborrin e banesës. Lënda narkotike ishte e ndarë në dy qese.

 

45-vjeçari e kishte siguruar lëndën narkotike nga shtetas të tjerë dhe më pas do ta trafikonte me automjetin e tij, në drejtim të Maqedonisë së Veriut, me destinacion final shtetin grek, kundrejt fitimit 500 euro/kg.

 

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan lënda narkotike, automjeti dhe një aparat celular.

 

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *