E shtunë, 3 Tetor 2026 Film TV deri në 22:30 Në vijim ora 22:30: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Kronikë

EMRI/ Ra nga zetori, humb jetën 69-vjeçari! Detaje nga ngjarja në Korçë

Një 69 vjeçar ka gjetur vdekjen në spitalin e Korçës pas aksidentit qe ka pësuar në një rrugë dytësore që lidh fshatin Leminot me fshatin Pirg të bashkisë së Maliqit.

Sipas policisë rrugore 69 vjeçari Fidai Xhaferllari ka qenë duke udhëtuar në një mjet zetor sipër një ngarkese me dru, mjet që drejtohej nga 26 vjeçari Bledi Mile, nga fshati Zvirinë

Reklamë

Krejt papritur 69 vjeçari ka rënë nga ngarkesa e druve ku dhe ka marrë plagë që i kanë shkaktuar vdekjen e mëvonshme.

Sipas policisë, 26 vjeçari me gjithë mjetin zetor është larguar nga vendi i ngjarjes për t’u ndaluar me vone nga forcat e policisë të cilin e kanë shoqëruar në komisariatin e Maliqit ku dhe po merret në pyetje.

Njoftimi:

Rreth orës 14:30, në urgjencën e Spitalit Korçë, ëshë dërguar nga familjarët në gjendje të rëndë shëndetsore shtetasi F. Xh., rreth 69 vjeç, i cili dyshoheh se ka rënë aksidentalisht nga karroceria e një  zetori.

Si pasojë e plagëve të marra ky shtetas ka ndërruar jetë më spital.

Drejtuesi i mjetit shtetasi B. M., 26 vjeç,  po shoqërohen për në Komisariat, për kryerjen e veprimeve të mëtejshme.

Gjithashtu mjeti tip zetor është bllokuar në cilësinë e provës materiale.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e rethana të rastit.

 

Më shumë video

Reklamë