E premte, 9 Tetor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 19:00 Në vijim ora 19:00: Lajme Ora 19:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 9 minuta më parë
Kronikë

EMRI/ Qëlloi me armë ndaj një biznesi dhe u fsheh në arën me misër, RENEA dhe policia në ndjekje të 33-vjeçarit

RENEA dhe forcat e policisë së Kurbinit janë vënë në ndjekje të 33-vjeçarit Gentjan Marku, i cili ka qëlluar me armë në drejtim të lokalit në pronësi të Fatjon Stakajt.

Fatmirësisht nuk ka patur të lënduar nga të shtënat.

Reklamë

Pasi ka qëlluar me armë Markaj sapo ka parë shërbimet e Policisë, është larguar mes parcelave të mbjella me misër, në drejtim të fshatit Gorre, duke marrë dhe armën e zjarrit me vete.

Njoftimi:

Reklamë

Rreth orës 11:00, shtetasi G. M., 33 vjeç, dyshohet se për motive të dobëta, ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të lokalit në pronësi të shtetasit F. S.

Nuk ka asnjë shtetas të dëmtuar, vetëm dëme materiale. 

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, bashkë me grupin hetimor.

Autori i dyshuar, shtetasi G. M., sapo ka parë shërbimet e Policisë, është larguar mes parcelave të mbjella me misër, në drejtim të fshatit Gorre, duke marrë dhe armën e zjarrit me vete.

Shërbimet e Policisë janë vënë në ndjekje të tij dhe në ndihmë janë nisur menjëherë Forcat Speciale Renea dhe Njësia Kombëtare e Sigurisë.

Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, vijon hetimet për sqarimin e rrethanave dhe sekuestrimin e provave, me qëllim dokumentimin e plotë ligjor të këtij rasti.

Vazhdo të lexosh

Reklamë