Një 55-vjeçar shqiptar është ekzekutuar nga policia italiane. Mediat vendase raportojnë se 55-vjeçari, i identifikuar si Hazhi Collaku, përndiqte ish partneren e tij prej disa kohësh. Kjo e fundit e frikësuar nga sjellja e tij ka raportuar në polici shqetësimin, ndërsa forcat policore kanë mbërritur në zonën ku ajo banonte.

 

Në vendngjarje kanë hasur 55-vjeçarin, i cili sapo ka pikasur forcat policore është futur në automjetin e tij dhe ka tentuar të aksidentojë automjetit e uniformave blu.

 

Më pas ka dalë nga automjeti me një thikë në dorë dhe ka plagosur një nga policet. Në këtë moment ai është qëlluar me katër plumba, ku si pasojë ka humbur jetën.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *