Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Itali, ku një 18-vjeçar shqiptar ka humbur jetën tragjikisht.Bëhet fjalë për Lorenzo Pjetrushin.
I riu Lorenzo Pjetrushi ndodhej në kofanon e makinës së shokut, ndoshta për të realizuar një sfidë në rrjetet sociale.
Lexo edhe :
Related Posts
Së fundmi, “sërfimi” mbi makina në lëvizje po përhapet me shpejtësi në rrjetet sociale.
Fatkeqësisht Lorenzo humbi ekuilibrin dhe u rrëzua në asfalt. Më pas u godit nga makina.
Ngjarja e rëndë ndodhi më 20 janar dhe i riu u dërgua me urgjencë në spital, por ditën e sotme si pasojë e plagëve të marra ka humbur jetën.