Avokati Ergys Selmani është dhunuar në zyrën e tij, pranë mjediseve të Gjykatës së Fierit.

 

Mësohet se personi që e ka dhunuar ka qenë në proces divorci e Selmani ka qenë avokat i palës paditëse.

 

Debati ka qenë i ashpër në brendësi të zyrës duke përfunduar në plagosjen e Selmanit.

 

Policia ka shkuar pranë vendit të ngjarjes ndërsa mësohet se është identifikuar autori i plagosjes.

 

Nga ekspertët po merren kamerat e sigurisë.

 

Avokati Selmani është shoqëruar për ndihmë mjekësore në mjediset e spitalit të Fierit.

 

Fier/Informacion paraprak

 

Rreth orës 15:40, në lagjen “29 Nëntori”, Fier, shtetasi D. Sh., 34 vjeç, banues në Fier, dyshohet se për motive të dobëta, ka goditur me sende të forta në zyrën e tij, shtetasin E. S., 50 vjeç, me detyrë avokat.

 

Eshtë shpallur në kërkim shtetasi D. Sh dhe po punohet për kapjen e tij.

 

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes. 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *