E shtunë, 10 Tetor 2026 Mes'dritë deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

EMRI/ Pjesë e organizatës kriminale që trafikonte lëndë narkotike nga Belgjika në Itali, në pranga 44-vjeçari

Një 44-vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar është kapur në Shqipëri me qëllim ekstradimin drejt Italisë. 44-vjeçari, Ilir Zotaj alias Zio Bushi rezulton i dënuar në Itali me 5 vjet, 6 muaj e 17 ditë burgim.

Sipas policisë, mbi të rëndojnë akuzat për veprat penale “Organizata kriminale” dhe “Trafikimi i narkotikëve”.

Reklamë

Ilir Zotaj alias Zio Bushi, dyshohet se ka qenë pjesë e një organizate kriminale që përbëhej nga shtetas shqiptarë, e cila ka organizuar dhe financuar trafikimin e lëndëve narkotike, kryesisht nga Belgjika në Itali.

Njoftimi i policisë

Reklamë

Në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme për lokalizimin, kapjen dhe arrestimin e shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar, shërbimet e Drejtorisë së Forcës së Posaçme Operacionale  kanë organizuar dhe finalizuar një tjetër operacion, gjatë 24 orëve të fundit.

Në kuadër të operacionit “Operacionalja 28”, u lokalizua në Tiranë dhe u arrestua  provizorisht shtetasi i shpallur në kërkim ndërkombëtar Ilir Zotaj alias Zio Bushi, 44 vjeç, banues në Tiranë.

Gjykata e Apelit e Peruxhias, Itali, e ka dënuar këtë shtetas me 5 vjet, 6 muaj e 17 ditë burgim, për veprat penale “Organizata kriminale” dhe “Trafikimi i narkotikëve”, parashikuar nga Kodi Penal i Italisë.

Ky shtetas dyshohet se ka qenë pjesë e një organizate kriminale që përbëhej nga shtetas shqiptarë, e cila ka organizuar dhe financuar trafikimin e lëndëve narkotike, kryesisht nga Belgjika në Itali.

Gjatë periudhës dhjetor 2008 – mars 2010, janë sekuestruar rreth 10.4 kg lëndë narkotike kokainë e trafikuar nga kjo organizatë, në disa qytete të Italisë, në Belgjikë dhe në Shqipëri.

Interpol Tirana po bashkëpunon me Interpol Romën, për të finalizuar procedurën e ekstradimit të këtij shtetasi, në Itali.

/vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë