Nuk kanë të ndalur dorëheqjet në frontin e Partisë Demokratike. Pas tërheqjeve të disa kandidatëve për kryebashkiakë, Enkelejd Alibeajt i ka ikur edhe këshilltari ligjor i grupit parlamentar, Marash Logu.

 

Lajmin e ka konfirmuar vetë Logu, i cili njofton me anë të një statusi në rrjetet sociale se do vazhdojë të jetë anëtar i PD-së, por pa mbajtur postin e këshilltarit ligjor.

 

“Të dashur miq,

 

Kam paraqitur sot dorëheqjen nga funksioni i këshilltarit ligjor të Grupit Parlamentar të PD-së. Faleminderit lidershipit për besimin dhe secilit prej deputetëve demokratë për bashkëpunimin. Mirënjohës çdo demokrati për mbështetjen dhe dashamirësinë gjatë këtij rrugëtimi. Do të vazhdoj të mbetem anëtar i PD-së dhe të kontribuoj si profesionist i ligjit në familjen tonë politike”, thekson ai.

 

Ndërkohë, kujtojmë se grupi i Alibeajt po përballet me një braktisje të madhe. Deri më tani i kanë ikur disa kandidatë për kryetarë bashkish.

 

Gjithashtu, dorëheqje kanë paraqitur edhe disa kandidatë këshillash bashkiakë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *