Një 39-vjeçar është plagosur me armë zjarri në orët e para të mëngjesit jashtë ambienteve të një lokali nate, në afërsi të rrethrrotullimit të Saukut.

 

Sipas uniformave blu, bëhet fjalë për Shpëtim Metolin, i cili ka shkuar në spital për të marrë ndihmë mjekësore, dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

 

Metoli është konfliktuar me disa persona të tjerë në një lokal në afërsi të rrethrrotullimit të Saukut, dhe në rrethana ende të paqarta ka mbetur i plagosur me armë zjarri në këmbë.

 

Deri më tani, janë shoqëruar 12 persona.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *