Një emigrant shqiptar, i cili jetonte ilegalisht në Angli, është dënuar me 2 vjet dhe 2 muaj burg, pasi u kap duke u kujdesur për një “shtëpi bari” që kapte vlerën e 63 mijë eurove.

 

28-vjeçari Bledar Porja, fillimisht kishte punuar në lavazh, pas më pas u rekrutua për t’u kujdesur për 144 bimë kanabisi në Grafton Street.

 

I riuu kap më 26 shkurt, teksa përqiqej të arratisej pasi konstatoi autoritetet policore.

 

Por, arratisja nuk zgjati shumë, pasi ai u shenjestrua duke ikur përgjatë një rrugice, dhe u kap në kohë. Gjatë kontrollit, atij iu gjetën edhe një sasi parash dhe një celular.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *