E mërkurë, 7 Tetor 2026 Zilia deri në 15:00 Në vijim ora 15:00: Lajme Ora 15:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

EMRI/ Në kërkim për trafik droge, pritet ekstradimi i shqiptarit drejt Italisë, 4 vite më parë plagosi një person

Pas shkëmbimit të informacionit mes Interpol Romës dhe Interpol Tiranës, si dhe pas verifikimeve të kryera nga strukturat hetimore të Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë, në ambientet e IEVP Fier u bë arrestimi provizor, me qëllim ekstradimin drejt Italisë, i shtetasit Armand Lushaj (Jazaj), 36 vjeç, banues në Vlorë.

Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi Gjykata e Apelit të Firences e ka dënuar me 9 vjet burgim (pjesa e mbetur e dënimit, 7 vjet, 8 muaj e 4 ditë burgim), për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”, e parashikuar nga Kodi Penal i Italisë.

Reklamë

Ky shtetas dyshohet se në periudhën 2016-2018, ka trafikuar sasi të konsiderueshme kokaine dhe cannabisi, në qytetet Firence, Arezo, Brindisi dhe Rieti, Itali.

Shtetasi Armand Lushaj (Jazaj), aktualisht ndodhet në IEVP Fier, pasi Gjykata e Vlorës i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasja me dashje, mbetur në tentativë, dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

Reklamë

Në vitin 2020, në lagjen “29 Nëntori”, Vlorë, ky shtetas ka tentuar të vrasë me armë zjarri pistoletë, shtetasin A. Xh., të cilin e ka lënë të plagosur.

Ky shtetas, falë bashkëpunimit mes Interpol Tiranës dhe Interpol Athinës, është kapur në Greqi dhe në muajin korrik të vitit 2023, është ekstraduar nga Greqia për në Shqipëri.

Vazhdo të lexosh

Reklamë