E mërkurë, 30 Shtator 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Emri/ Ndërron jetë tragjikisht 29-vjeçari shqiptar në Itali

Një aksident tragjik i ka marrë jetën të riut shqiptar, Aldo Gjoka. 29-vjeçari lindur në Tiranë, u aksidentua nga një automjet i tipit ‘Jaguari’, teksa ai vet po ngiste një motor. Si pasojë e aksidentit, viktima u përplas me murin rrethues të një prone private dhe motori shpërtheu në flakë.

 

Reklamë

Mediat italiane shkruajnë se motoçikletat ishin pasioni i tij i madh që kur ishte fëmijë.

 

Ai shpesh i kushtonte postime në rrjetet sociale mikut të tij të ngushtë, i cili kishte vdekur vite më parë në një aksident me motor. Për ironi të fatit, edhe 29-vjeçari ndërroi jetë tragjikisht nga i njëjti pasion.

Vazhdo të lexosh

Reklamë