Një i burgosur i identifikuar si Mariglen Alterziu ka ndërruar jetë në ambientet e qelisë. Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve në një njoftim zyrtar thekson se i ndjeri është konstatuar i pa jetë nga të burgosurit e tjerë në dhomë, ndërsa ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:30 të mbrëmjes së të shtunës.

 

“Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ju informon se me datën 12 gusht 2023 ka ndërruar jetë shtetasi Mariglen Qani Alterziu, i datëlindjes 03.04.1986, i dënuar me 1 vit e 4 muaj burgim. I ndjeri ka qenë i vendosur në IEVP Rrogozhinë që prej datës 13.01.2023.

Referuar deklarimeve të banorëve të dhomës si dhe të punonjësit të shërbimit, rreth orës 20.30, i dënuari është futur në ambjentet sanitare dhe pas disa minutash është konstatuar pa ndjenja i rënë në dysheme. Menjëherë është thirrus stafi shëndetësor i turnit, i cili ka shkuar tek pacienti në orën 20.38, për një kohë më pak se 3 minuta dhe i ka dhënë ndihmën e parë.

Është urdhëruar shoqërimin i tij për në Qëndrën Shëndetesore Rrogozhinë nëpërmjet punojësve të policisë të grupit të sigurisë dhe stafit shëndetësor, të cilët ishin me shërbim. Në orën 21.15 konfirmohet nga mjekja e shërbimit e Qendrës Shëndetësore Rrogozhinë vdekja e tij”, sqarohet në njoftim.

 

Autoritetet njoftojnë se kanë nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave.

 

Nga vlerësimi paraprak – si dhe deklarimet e stafit shëndetësor, dyshohet për arrest kardiak, por kjo pritet të konfirmohet nga ekspertët e mjekësisë ligjore.

Njoftohet se i ndjeri njihej si person i qetë dhe pa asnjë problematikë të veçantë, nuk ka asnjë evidencë që të ketë pasur konflikte apo hasmëri me persona të tjerë brenda regjimit, si dhe nuk ka të dhëna si përdorues i lëndëve narkotike apo psikotrope. Gjithashtu, që nga nisja e dënimit nuk ka pasur asnjë kërkesë nga i ndjeri apo stafi mjekësor për probleme të mundshme shëndetësore.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *