Në disa vende të botës, bëhet gati absurd ndikimi që kanë personazhet e famshëm te masa e njerëzve. Rasti më i fundit është ai i princeshës së ardhshme të Britanisë, Meghan Markle. Ajo po pëlqehet aq shumë, në të gjithë botën, sa që prindërit e rinj që kanë sjellë në jetë vajza, po zgjedhin vetëm emrin Meghan per te voglat e tyre.

 

 

Ky është treguesi i dytë i ndikimit të Markle, pas atij të operacioneve plastike të vajzave që donin të bëheshin si ajo.. Një faqe e cilat merret me studimin e emrave, ka treguar se këtë vit emri Meghan do të jetë në listën e 10 emrave më të preferuar për fëmijët. As Kate nuk e ka pasur këtë ndikim që ka princesha e re te njerëzit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *