Në mbledhjen e sotme të qeverisë është marrë vendimi për lirimin nga detyra të zëvendësministrit të Mbrojtjes Dorian Tola.
Vendimi, i bazuar në nenin 100 të Kushtetutës dhe në nenin 6 të ligjit nr. 9000, datë 30.1.2003, “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave,” është firmosur nga Kryeministri Rama dhe hyn në fuqi menjëherë pas publikimit në Fletoren Zyrtare.
Vendimi:
V E N D I M PËR LIRIM NGA DETYRA
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 6, të ligjit nr.9000, datë 30.1.2003, “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
Dorian Tola, zëvendësministër i Mbrojtjes, lirohet nga kjo detyrë.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA