Subscribe

Dalin të tjera detaje në dritë nga vrasja e ndodhur mëngjesin e kësaj të enjteje pranë Piramidës, në Tiranë. “Vizion Plus” mëson se viktima është identifikuar si Behar Sofia, 66 vjeç, nga Berati, por që jetonte në Kombinat.

 

Ndryshe ai njihej edhe me emrin Fatmir Sofia. 66-vjeçari është personazh i njohur i botës së krimit.

 

Bizneseve të tij u janë vendosur disa herë disa herë lëndë eksplozive.

 

Përveçse biznesmen e pronar televizioni, ai ka edhe një të shkuar kriminale.

 

Emri i tij rezulton i lidhur edhe me vrasjen e katër policëve nga Dritan Dajti në vitin 2009 sepse ai ka qenë i pranishëm aty. Po ashtu, ai ka qenë pjesë e bandës së drogës “Turgut”, që u shkatërrua nga policia turke.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *