Një 68-vjeçar është vënë në pranga në Malësinë e Madhe, pasi ka kultivuar kanabis në pronë publike. Policia njofton se 68-vjeçari e mbolli bimën narkotike në fshatin Shegan, e cila u evidentua gjatë kontrolleve policore.

Po ashtu, 68-vjeçari, Gjek Kaçaj, dyshohet se është dhe autor i  kultivimit të 103 fidanëve kanabis të asgjësuara me datë 24.08.2024 në territorin e fshatit Gashaj.

“Gjithashtu bazuar në hetime dhe inteligjencën policore dyshohet se  68-vjeçari është dhe autor i  kultivimit të 103 fidanëve kanabis të asgjësuara nga Policia me datë 24.08.2024 në territorin e fshatit Gashaj, Njësia Administrative Kastrat”, njofton policia./vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *