Subscribe

Një konflikt për çështje pronash mes 4 personave në Ungrej të Lezhës degradoi në plagosje me sende të forta të një të moshuari.

68-vjeçari  Ndrec Kola, i cili u dërgua për ndihmë mjekësore në spitalin e Lezhës, tregon ngjarjen që ndodhi mbrëmjen e 23 janarit.

Lexo edhe :

Related Posts

“Me këtë fshatarin ka disa vite që kemi hatërmbetje me njëri tjetrin. Ai më thotë jo në vendin tim, ndërsa hyn në tokën e babës. Fajin e ka vëllai im. Ai futi dhitë në tokën e babës. Unë i thirra dhe më qëlloi me lopatë. U përleshëm tek për tek e nuk kishte çfarë të bënte. Më pas mori djalin e vet dhe më dolën para. Më kapi djali i vet. E kapa djalin e ai më qëlloi me lopatë”, u shpreh Kola.

Pas denoncimit policia e Lezhës vuri në pranga Lek Prengën, 56 vjeç, dhe procedoi në gjendje të lirë djalin e tij, Zef Prenga 30 vjeç, të dy banues në fshatin Ungrej, që u konfliktuan me 68-vjeçarin dhe djalin e tij Simon Ndreca.

Ky nuk është rasti i parë që konfliktet për pronat sjellin përplasje fizike e madje edhe të lënduar. /vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *