Personi që ka kërcënuar me armë zjarri paraditen e së mërkurës në qytetin e Kamzës punonjesit e policise identifikohet si Ronald Kryemadhi.

Uniformat blu shkuan në banesën e të riut, për ta shoqëruar në Gjykatë, në zbatim të kërkesës së saj, për shoqërim të detyrueshëm të tij. Por, kur policët kanë hyrë në banesën e Kryemadhit, ai ka nxjerrë pistoletën dhe i ka kanosur për vrasje në rast se do afroheshin dhe më pas është mbyllur në banesë.

Menjëherë në ndihmë të Policisë lokale kanë shkuar forcat e FNSH dhe RENEA dhe është bërë rrethimi i banesës, vendosja e perimetrit të sigurisë, evakuimi i banorëve dhe ndalimi i qarkullimit në perimetrin e sigurisë.

Autori është vetëdorëzuar pas gjysmë orë, në pamundësi për t’u larguar nga banesa.

Ai akuzohet se ka penguar fëmijët të shkojnë në shkollë, se ka keqtrajtuar fëmijët, ka ushtruar dhunë në familje dhe se ka drejtuar mjetin në mënyrë të çrregullt. Kryemadhi ishte në arrest shtëpiak.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *