Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
30 July 2026
Vizion fokus

“Zonat malore s’mund të mbeten pas”, Koçiu: U hodh...

VIDEO/ Pamje të rralla nga Australia, filmohet për herë...

Erion Veliaj kërkon lirinë, Gjykata e Lartë cakton 15...

Misioni në Gaza, ministri Nufi: Shqipëria do të dërgojë...

PD çon në Kushtetuese ligjin e marrëveshjes me SHBA,...

Tetë të vdekur nga bombardimet ruse në Ukrainë, mes...

SHBA-ja godet Iranin pas sulmit në bazën ushtarake në...

DETAJE/ Shpërthimi i bombolës së gazit i mori jetën...

Rifillojnë pas 14 vitesh fluturimet direkte nga Gjermania në...

Dita e 60-të e protestës, nis marshimi i qytetarëve...

EMRI/ Kapet në Korenë e Jugut “tmerri” i taksistëve, një i vrarë tre të plagosur

26 Janar 13:49

Një 50-vjeçar shqiptar është arrestuar në Korenë e Jugut, pasi ishte dënuar me burg të përjetshëm për disa vepra të rënda penale.

Në kuadër të operacionit “INFRA ATLAS” dhe si rezultat i shkëmbimit të inteligjencës policore, ndërmjet Drejtorisë së Interpolit, Interpol Seulit dhe Sekretariatit të Përgjithshëm të Interpolit (Sektori Fugitives Investigative Support (FIS)), u finalizua operacioni policor i koduar “Suporti”, gjatë të cilit u bë i mundur lokalizimi dhe arrestimi provizor, me qëllim ekstradimin, i shtetasit Ervin Shahini, 50 vjeç.

Lexo edhe :

Related Posts

Ekstradimi nga Koreja e Jugut, policia jep informacion zyrtar për vrasësin me dy emra

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Apelit, Tiranë, e ka dënuar me burgim të përjetshëm për veprat penale “Vjedhja me dhunë me pasojë vdekjen”, “Vjedhja me dhunë”, kryer në bashkëpunim dhe “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”.

Historik i shkurtër i ngjarjeve kriminale:

Ky shtetas, në kohë të ndryshme të vitit 1995, duke përdorur armë të ftohta (thika), ka vrarë dhe plagosur shtetas që punonin taksistë.

Pasi i faturonte si taksi, për të shkuar në destinacionet e kërkuara, ky shtetas i godiste drejtuesit e automjeteve, me thikë, iu merrte automjetet dhe largohej nga vendi i ngjarjes. Të njëjtin mekanizëm ka përdorur në të gjitha ngjarjet, konkretisht:
– më datë 15.05.1995, në bashkëpunim me shtetasit A. M. dhe N. K., plagosi me thikë shtetasit P. B. dhe A. A.
– më datë 10.07.1995, plagosi me thikë shtetasin S.H.;
– më datë 27.08.1995, vrau shtetasin Xh. A.;
– më datë 27.10.1995, plagosi me thikë shtetasin I. I.;

Gjatë trazirave të muajit mars të vitit 1997, ky shtetas është arratisur dhe është larguar në mënyrë të kundërligjshme, jashtë Shqipërisë.

Drejtoria e Interpolit, që prej vitit 2015, ka shkëmbyer korrespondenca të shumëfishta me zyrat homologe dhe me agjenci të tjera ligjzbatuese, me qëllim lokalizimin dhe më pas arrestimin provizor të këtij shtetasi, për ta ekstraduar në vendin tonë.

Së fundi, është siguruar informacion se ky shtetas strehohej në Republikën e Koresë.

Nga informacionet dhe verifikimet rezultoi se shtetasi Ervin Shahini përdorte identitetin e një shtetasi tjetër shqiptar, për t’iu shmangur arrestimit.

Interpol Tirana, në bashkëpunim me agjencitë ligjzbatuese dhe me Interpol Seulin, vijojnë punën për ekstradimin e këtij shtetasi, në Shqipëri. /vizionplus.tv

Posted Under:
Aktualitet Kronike Kryesoret
Tagged:
ervin shahini Interpol Koreja e Jugut

Nga e njëjta kategori

I shpërtheu lënda plasëse teksa po peshkonte, humb jetën 65-vjeçari në Himarë

më shumë...

Tragjedia në Postribë, Shkodra i jep sot lamtumirën nënës dhe dy fëmijëve që humbën jetën nga zjarri

më shumë...

PD çon në Kushtetuese ligjin e marrëveshjes me SHBA, Nufi: Siguria kombëtare nuk është çështje debati politik

më shumë...

Policia “luftë” skafeve dhe jet-ski, gjoba deri në 5 mln lekë të vjetra

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Minute pas minute

12:17

“Zonat malore s’mund të mbeten pas”, Koçiu:...

12:04

Data 3 do të jetë shumë e...

11:44

I shpërtheu lënda plasëse teksa po peshkonte,...

11:27

VIDEO/ Pamje të rralla nga Australia, filmohet...

11:21

Lezhë/ Arrestohen dy persona për grabitje, 26-vjeçari...

11:14

Tragjedia në Postribë, Shkodra i jep sot...

10:57

Erion Veliaj kërkon lirinë, Gjykata e Lartë...

10:48

Turisti polak bllokohet në malin e Çikës,...

10:40

Misioni në Gaza, ministri Nufi: Shqipëria do...

10:35

Shqipëria drejt krijimit të Institutit Kombëtar të...

10:31

PD çon në Kushtetuese ligjin e marrëveshjes...

9:58

Eklipsi diellor i 12 gushtit, ku mund...

9:58

Policia “luftë” skafeve dhe jet-ski, gjoba deri...

9:39

Tetë të vdekur nga bombardimet ruse në...

9:36

SHBA-ja godet Iranin pas sulmit në bazën...

8:45

DETAJE/ Shpërthimi i bombolës së gazit i...

8:34

“Në dashuri shmangni debatet e kota”, parashikimi...

8:20

I nxehti pushton Shqipërinë, ja sa do...

10:45

Rifillojnë pas 14 vitesh fluturimet direkte nga...

10:30

3 ushqime që ulin temperaturën e trupit...

Më të klikuarat

  • “Ai tha PO”, grimieri shqiptar me famë ndërkombë...
  • “Dëgjuam britmat”, 63-vjeçari humbi jetën nga tr...
  • Mali i Zi njeh me ligj pushimin për gratë dhe vajzat gjatë d...
  • Çfarë po na fsheh NASA? Objekti misterioz në Mars “ndez” teo...
  • Tragjedia e trefishtë në Shkodër, Begaj: Jam thellësisht i p...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.