Klaudjo Osmënaj, 33 vjeç, u arrestua në kuadër të operacionit “Tempulli”, në qytetin e Patosit. Gjatë kontrollit të automjetit me të cilin i riu udhëtonte, uniformat blu gjetën lëndë narkotike kokainë, 1 peshore elektrike dhe një shumë parash.

 

“Gjatë kontrollit fizik dhe kontrollit në automjetin e këtij shtetasi, u gjetën 53 gramë lëndë e dyshuar narkotike kokainë, 1 peshore elektronike, 72 800 lekë të rinj, 1 250 euro dhe 630 paund”, njofton policia.

 

Lënda narkotike u sekuestrua së bashku me automjetin. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *