Krimi Kibernetik i Policisë së Tiranës ka arrestuar 34-vjeçaren Malvina Koçi me akuzen e mashtrimit per shkak se paraqitej si punonjese e Kadastres dhe u premtonte personave te ndryshem legalizimin e prones se tyre kundrejt shperblimit.

Ajo u kap teksa kishte shkuar per te marre parate nga nje person pasi i kishte premtuar legalizimin e prones. Nderkohe eshte identifikuar dhe shpallur ne kerkim bashkepunetori i saj, nje 41-vjeçar.

“I mori para një shtetasi, duke e mashtruar se ishte punonjëse e Kadastrës dhe se do t’i legalizonte pronën, arrestohet në flagrancë, teksa merrte paratë, 34-vjeçarja.

Punohet për kapjen e bashkëpunëtorit të saj, tashmë të identifikuar nga Policia.

Sekuestrohen 450 000 lekë, 1 automjet tip “Audi”, 2 celularë dhe dokumente të tjera që do t’i shërbejnë hetimit.

Si rezultat i një hetimi të ndjekur me metoda proaktive, për dokumentimin me prova ligjore të një rasti mashtrimi me pasoja të rënda, që kryhej nëpërmjet përvetësimit të padrejtë të detyrës si punonjëse në Agjencinë Shtetërore të Kadastrës, u finalizua operacioni policor i koduar “Premtimi”, në kuadër të të cilit u vu në pranga shtetasja M. K., 34 vjeçe, banuese në Tiranë.

Gjatë periudhës hetimore u provua se 34-vjeçarja e arrestuar në flagrancë ndërkohë që i merrte të dëmtuarit, shumën 450 000 lekë, e kishte mashtruar këtë shtetas se ishte punonjëse e Kadastrës, si dhe se do t’i legalizonte dhe regjistronte, pronësinë mbi një objekt”, njofton policia. /vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *