Një grua me origjinë shqiptare ka qëlluar me breshëri arme zjarri bashkëshortin e saj.

Ngjarja raportohet se ka ndodhur në rrugën “Filikis Eterias”, në Chalandri, të Greqisë. Sipas mediave greke, shqiptarja Klodiana Çela ishte në një proces gjyqësor me bashkëshortin e saj, ku ditën e sotme ka hapur zjarr ndaj tij duke e lënë të plagosur rëndë. Raportohet se gjyqin me burrin e kishte për kujdestarinë e fëmijëve të saj.

I plagosuri raportohet se është në gjendje kritike për jetën, dhe është identifikuar si Jorgos Neos, mjek okulist i njohur në Athinë.
Vetëm pak pas ngjarjes autorja e ngjarjes është arrestuar. Siç është bërë e ditur deri më tani, gjithçka ka ndodhur para syve të vajzës së tyre 13-vjeçare. Menjëherë kanë ndërhyrë kalimtarët që thirrën policinë dhe ambulancën

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *