E diel, 4 Tetor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 01:55 Në vijim ora 01:55: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Kronikë

Emri/ Identifikohet vrasësi i dyshuar i Bujar Çelës, e ekzekutoi duke pirë kafe

Identifikohet një nga vrasësit e Bujar Çelës. Prokuroria ka lëshuar urdhër arresti për Nuredin Dumanin. Ndërkohë, policia ka ngritur pika kontrolli për arrestimin e tij.

Dumani ishte shpallur në kërkim nga prokuroria e Durrësit, pasi akuzohet i implikuar në dy atentate në Durrës, ku mbetën të vrarë Besmir Haxhia, Viktor Haxhia, Dorjan Shkoza dhe Anxhelo Avdylit.

Reklamë

Bujar Çela u ekzekutua më 17 shtator me armë zjarri tek rrethrrotullimi i Bradasheshit në Elbasan.

Ndërkohë po hetohet gjithashtu dhe Erjon Alibej, i cili u arrestua pak kohë më parë nga policia e Elbasanit. Ai dyshohet se krahas vrasjes së Regis Runajt dhe Emiljano Ramazanit mund të ketë porositur edhe vrasjen e Bujar Çelës, vëllait të Talo Çelës që është në kërkim për grabitjen e Rinasit dhe vrasjen e vëllezëve Haxhia.

62-vjeçari Bujar Çela u qëllua me armë zjarri nga dy persona teksa ishte duke pirë kafen e mëngjesit ne zonen e Bradasheshit ne Elbasan .

Shkak dyshohet të ketë qenë një hakmarrje ndaj vëllait të tij, Talo Çela.

Më shumë video

Reklamë