E mërkurë, 30 Shtator 2026 Zilia deri në 15:00 Në vijim ora 15:00: Lajme Ora 15:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

EMRI/ Shiste rrobat e vjedhura në Greqi, arrestohet administratorja e dyqanit në Tiranë

Strukturat e DVP Tiranë, në bashkëpunim me Drejtorinë e Hetimit të Krimeve në DPPSh, kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Outlet”, duke goditur një rast kontrabande të mallrave të dyshuara të vjedhura në Greqi.

Gjatë operacionit u zbulua një dyqan në Yzberisht ku shiteshin veshje të kontrabanduara, ndërsa u arrestua administratorja e subjektit tregtar, shtetasja Estela Kapo 49 vjeçe, banuese në Tiranë.

Reklamë

Në ambientet e dyqanit, në rrugën “Demneri”, u sekuestrua një sasi e konsiderueshme veshjesh pa dokumentacion doganor apo fatura blerjeje.

Hetimet vijojnë për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari, ndërsa materialet procedurale janë referuar në Prokurorinë e Tiranës për veprime të mëtejshme.

/vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë