Policia e Vlorës ka vënë në pranga Besnik Osmënin, 51-vjeç, të shpallur në kërkim ndërkombëtar. 51-vjeçari rezultonte i dënuar me 8 vite burg në shtetin italian për trafik të lëndëve narkotike.

 

“Besnik Osmëni, 51 vjeç, banues në Vlorë, pasi Gjykata e Apelit e Mesinas, Itali, e ka dënuar me 8 vjet burgim, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”, parashikuar nga Kodi Penal italian”, thuhet në njoftim.

 

51-vjeçari do të ekstradohet në Itali, ku edhe do të vuajë dënimin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *