Një 34-vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar është vënë në pranga nga blutë e Korçës. I riu rezulton i dënuar me 4 vjet e 7 muaj burgim, për veprat penale “Trafikimi i narkotikëve” dhe “Organizata kriminale.

 

Kristi Greku, fillimisht është dënuar nga drejtësia belge, dënim i cili është konvertuar nga Gjykata e Apelit të Tiranës në 4 vjet e 7 muaj burgim.

 

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat, për veprime të mëtejshme.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *