E mërkurë, 7 Tetor 2026 Takohemi N'vizion deri në 18:00 Në vijim ora 18:00: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

EMRI/ I shpallur në kërkim, arrestohet 48 vjeçari në Tiranë, kultivoi rreth 2 mijë bimë narkotike

Policia e Tiranës, në kuadër të operacionit “Lokacioni”, arrestoi Klodjan Kalemin, 48 vjeç, i shpallur në kërkim. Në vitin 2023, ai kultivoi në një magazinë në fshatin Marikaj 1035 bimë narkotike dhe 907 fidanë, duke shfrytëzuar lidhje të paligjshme të energjisë elektrike. Gjykata ka vendosur që të vuajë 2 vjet, 2 muaj e 17 ditë burgim. Materialet iu referuan Prokurorisë së Tiranës.

Njoftimi i policisë:

Reklamë

Tiranë/Finalizohet nga komisariatet e Policisë Nr. 3 dhe Nr. 7, operacioni policor i koduar “Lokacioni”, për kapjen e një shtetasi të shpallur në kërkim.

Në vitin 2023, kultivoi në një ambient të mbyllur (magazinë), në fshatin Marikaj, rreth 2000 bimë dhe fidanë narkotikë, kapet 48-vjeçari.

Reklamë

Si rezultat i kontrolleve të mbështetura te puna informative, për përcaktimin e vendndodhjes së shtetasve në kërkim dhe për kapjen e tyre, shërbimet e komisariateve të Policisë Nr. 3 dhe Nr. 7 finalizuan operacionin “Lokacioni”, gjatë të cilit u kap dhe u vu në pranga shtetasi K. K., 48 vjeç.

Në zbatim të vendimit të Gjykatës, atij i duhet të vuajë dhe 2 vjet, 2 muaj e 17 ditë burgim, për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike” dhe “Vjedhja e energjisë elektrike ose impulseve telefonike”.

Në vitin 2023, në fshatin Marikaj, në një ambient të mbyllur (magazinë), ai kultivoi 1035 bimë narkotike, në vazo, dhe 907 fidanë narkotikë, në kubikë, duke shfrytëzuar lidhje të paligjshme të energjisë elektrike.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

Vazhdo të lexosh

Reklamë