Mbrëmjen e kaluar aktori i dashur për publikun, Visjan Ukcenaj u bë për herë të parë baba i një djali. Ai zgjodhi të japë lajmin e bukur nëpërmjet një postimi në ‘Instagram’ ku tregonte edhe foton e ëmbël të vogëlushit të shoqëruar me një mesazh të ndjerë.

 

 

Mbrëmë Jona solli në jetë djalin tonë. Zoti na bekoi me një engjëll. Jam i lumtur që e ndaj dhe me ju gëzimin më të madh të jetës. Këtë gëzim që asnjë prind nuk mund ta përshkruaj me fjalë. Këtë gëzim që i jep kuptim jetës”, shkruante ai pa zbuluar më shumë.

 

 

Në një prononcim për “RevistaWho.Com”, aktori zbuloi emrin e vogëlushit dhe kuptimin e veçantë të tij. Visjani dhe Jona kanë zgjedhur për djalin e tyre emrin Divin, i cili vjen nga frëngjishtja që do të thotë hyjnor.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *