Një i dënuar në burgun e Drenovës ka tentuar të dëmtojë veten.

 

Sipas informacioneve të siguruara, i dënuari Llazar Dine, dyshohet në gjendje të rënduar psikologjike,  ka debatuar verbalisht me të burgosur të tjerë.

 

Pas debatit me ta, ai ka tentuar të dëmtohet në qafë, me mjet mprehës të improvizuar, veprim ky para kamerave të institucionit.

 

Aty është pikasur nga forcat e policisë, të cilët e kanë futur në izolim, ku edhe aty ka thyer xhamat. Ndërkohë, nën masa ekstreme ai vijon të mbahet në izolim.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *