Një i dënuar ka gëlltitur pjese metalike në burgun e Drenovës, dhe është dërguar me urgjencë në spitalin e Korçës.

 

Burime pranë këtij burgu bëjnë me dije se 28 vjeçari, Mus Gjauri, pak minuta më parë ka thënë në burg se ka gëlltitur pllaka metalike të dyshuara si brisqe roje. Menjëherë është transportuar në spital për të bërë ekzaminimet dhe verifikimet e nevojshme.

 

Sipas informacioneve, 28 vjeçari disa herë mësohet të ketë kërkuar transferimin nga burgu i Drenovës në një tjetër burg edhe për tu gjendur më pranë familjes së tij që jeton në veri të vendit.

 

Mus Gjauri nga Puka, vuan dënimin për vepra penale të vjedhjes me dhunë dhe mashtrimit. Pritet të kryhen ekzaminimet për të parë realisht gjendjen e tij shëndetësore.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *