E premte, 13 Nëntor 2026 Dielli i Dimrit deri në 01:35 Në vijim ora 01:35: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

EMRI/ I dënuar për trafik të miturish, arrestohet në Greqi shqiptari, do të ekstradohet

Ditën e djeshme, pas një bashkëpunimi mes  Interpol Tirana dhe Interpol Athina u bë arrestimi i shtetasit Kujtim Demiri.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Tirana më datë 06.01.2018, pasi Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda, me vendimin e datës 01.02.2010, e ka dënuar me 15 vjet burg, për veprën penale “Trafikikimi të miturve”, parashikuar nga neni 128/b/2 , i Kodit Penal.

Sipas vendimit, shtetasi Kujtim Demiri ka marrë nga Shqipëria në Greqi fëmijën e mitur H.S dhe e ka shfrytëzuar për të lypur në Greqi nën ushtrimin e dhunës.

Policia e Shtetit dhe Interpol Tirana vazhdojnë angazhimin për sjelljen në Shqipëri dhe vendosjen para drejtësisë të personave në kërkim ndërkombëtar./vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë