E shtunë, 3 Tetor 2026 Trashëgimtari Halef 2 Eps) deri në 19:00 Në vijim ora 19:00: Lajme Ora 19:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

EMRI/ I dënuar për pjesëmarrje në grup kriminal, arrestohet 42-vjeçari

Foto ilustruese
Foto ilustruese

Një 42-vjeçar ka rënë në pranga, pasi ishte i dënuar me burgim, për pjesëmarrje në një grup kriminal për kultivim të bimëve narkotike.

“Si rezultat i kontrolleve dhe punës së inteligjencës policore, që kryhen në kuadër të megaoperacionit “Sundimi i ligjit”, për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, Seksioni për Hetimin e Narkotikëve i DVP Lezhë, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Kurbin, kapën në Kurbin, dhe vunë në pranga shtetasin Bledar Baboçi alias Bledar Noka alias Bledar Trokthi, 42 vjeç.

Reklamë

42-vjeçari kërkohej kombëtarisht, pasi autoritetet gjyqësore në Shqipëri e kanë dënuar me mbi 5 vjet burgim, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, kryer në kuadrin e grupit kriminal. Nga ky dënim, këtij shtetasi i kanë mbetur për të vuajtur 1 vit e 4 muaj”, njofton policia.

Bledar Baboçi iu dorëzua Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, për kryerjen e veprimeve të mëtejshme. /vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë