Ekstradohet nga Greqia, një 29-vjeçar i dënuar me 4 vite burg, për kultivimin të bimëve narkotikëve. Bëhet fjalë për Elton Katuçi, 29 vjeç, banues në Durrës.

Ai ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Gjykat e Durrësit, e cila e ka dënuar me 4 vjet burg, për veprën penale “Kultivim i bimëve narkotike”.

Arrestimi i tij në Greqi, me qëllim ekstradimi drejt vendit tonë, është bërë falë shkëmbimit të informacionit mes Interpol Tiranës dhe Interpol Athinës.

Në bashkëpunim me shtetasin B. K., 29-vjeçari ka kultivuar lëndë narkotike të llojit cannabis sativa në afërsi të rezervatit të Rrushkullit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *