E enjte, 8 Tetor 2026 Film TV deri në 00:31 Në vijim ora 00:31: Zilia Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

EMRI/ I dënuar me mbi 11 vite burg nga Italia për trafik droge dhe organizatë kriminale, në pranga 60-vjeçari në Vlorë

Fredi Arshi, alias Alfred Arshiaj, 60 vjeç është arrestuar këtë të hënë nga policia e Vlorës.

Ai rezulton i dënuar nga autoritetet italiane me 11 vjet e 6 muaj burgim, pasi ishte pjesë e një grupi kriminal me veprimtari në fushën e narkotikëve.

Reklamë

60-vjeçari  u arrestua për t’u ekstraduar në Itali.

Njoftimi:

Reklamë

Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale në DVP Vlorë, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Epilogo”.

Gjatë operacionit, u kap në lagjen “10 Korriku” dhe u arrestua provizorisht, për t’u ekstraduar në Itali, shtetasi i shpallur në kërkim ndërkombëtar:

Fredi Arshi alias Alfred Arshiaj, 60 vjeç, banues në Vlorë.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Apelit Torino, Itali, me vendimin e  datës 20.03.2018, e ka dënuar me 11 vjet e 6 muaj burgim për veprën penale “Organizatë kriminale në trafikimin e lëndëve narkotike”, sipas Kodit Penal Italian.

Interpol Tirana dhe Interpol Roma po bashkëpunojnë për të kryer ekstradimin e këtij shtetasi.

/vizionplus.tv

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë