E premte, 2 Tetor 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

EMRI/ I dënuar me 20 vite burg, arrestohet në Qafë-Thanë 34-vjeçari nga Maqedonia e Veriut

Një 34-vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar, është arrestuar në hyrje të Shqipërisë.

Policia bën me dije se ka vënë në pranga shtetasin Alija Arslan, 34 vjeç, banues në Kërçovë, Maqedonia e Veriut.

Reklamë

Nga verifikimet e kryera në bashkëpunim me Interpol Tiranën, rezultoi se ky shtetas ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Bern/Zvicër, në zbatim të një urdhri të lëshuar nga Zyra e Prokurorit Publik të Kantonit Argau.

34-vjeçari është i dënuar me 20 vjet burg, për vepra penale të lidhura me trafikimin ndërkombëtar të narkotikëve, të parashikuara nga neni 19 i Aktit mbi Narkotikët dhe Substancat Psikotrope të Kodit Penal Zvicerian.

Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Bern/Zvicër, vijojnë veprimet për ekstradimin e tij drejt Zvicrës./vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë