Një shqiptar i dënuar me 12 vite burg është arratisur nga qendra e rehabilitimit në Napoli të Italisë.

 

Mediat italiane raportojnë se shqiptari Dorian Petoku, i cili ishte dënuar me 12 vite burg pasi ishte pjesë e grupit kriminal “Ponte Milvio”, është arratisur javën e kaluar nga qendra e rehabilitimit për të droguar.

 

Petoku ishte ekstraduar nga Shqipëria me kërkesë të autoriteteve italiane, pasi ishte dënuar nga gjykata, por qendroi në burg vetëm 1 vit, pasi mjekët kishin vendosur që ta dërgonin në qendër rehabilitimi sepse kishte varësi nga drogërat.

 

Grupi kriminal ku bënte pjesë Petoku drejtohej nga kreu i tifozerisë së Lazios, Fabrizio Piscitelli, i ekzekutuar në gusht të 2019 në në Romë.

 

Ndaj Dorian Petokut rëndojnë akuzat e Prokurorisë së Romës për trafikun e 7 ton kokainë në hetimet “Brasile low cost”.

 

Dorian Petoku, i lindur në Lezhë i datëlindjes 1988, është kushëriri i Arben Zogut, një nga emrat më të njohur të narkotrafikut roman e krimit të organizuar në kryeqytetin italian. /Vizionplus.tv/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *