Dhoma e Mjekëve të Kosovës ka dhënë lajmin e trishtë për ndarjen nga jeta të mjekut specialist  Gjinekologjisë dhe Obstetër, Ahmet Goçaj.

Ai për vite me radhë ka punuar në Spitalin e Përgjithshëm “Prim. Dr. Daut Mustafa” në Prizren.

Njoftimi i plotë:

Ndahet nga jeta Dr. Ahmet Goçaj specialist i Gjinekologjisë dhe Obstetër.

Dr. Goçaj studimet e përgjithshme i përfundoi në fakultetin e Mjekësisë në Shkup, në vitin 1997.

Ndërsa specializimin për Gjinekologji dhe Obstetrikë e përfundoi në Fakultetin e Mjekësisë në Prishtinë, në vitin 2005.

Dr. Ahmet Goçaj u shërbeu qytetarëve për vite me radhë në Spitalin e Përgjithshëm “Prim. Dr. Daut Mustafa” në Prizren.

Oda e Mjekëve të Kosovës u shpreh ngushëllime familjarëve dhe miqëve të tij.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *