Një 22-vjeçar shqiptar ka humbur jetën tragjikisht në një aksident në aksin Seksklou – Volos në Greqi.

Lexo edhe :

Related Posts

Aksidenti i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme rreth orës 18:00, kur 22 vjeçari Serxho Sula, po kthehej nga Rizomylos, ku kishte shkuar për të ndjekur ndeshjen e futbollit mes Asteras dhe Thereas Agrias.

Mediat helene raportojnë se motori me të cilin po udhëtonte me gjasë ka rrëshqitur në sipërfaqen e rrugës dhe ka dalë nga rruga, ku si pasojë është përplasur në parmakë dhe ka shkaktuar vdekjen tragjike të të riut shqiptar.

Serxho Sula, me origjinë shqiptare, jetonte në Nea Ionia Volos dhe kishte një dobësi të veçantë për motorët.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *