Kronikë
EMRI-FOTO/ 22-vjeçari shqiptar humb jetën në një aksident tragjik në Itali

Një 22-vjeçar shqiptar ka humbur jetën në një aksident tragjik në Itali.
Sipas “Corriere Della Sera”, mbrëmjen e së hënës në Piaçenca, 22-vjeçari shqiptar Eriselto Neli i cili udhëtonte me një mjet BMW është përplasur me një furgon.
Reklamë

Pas përplasjes 22-vjeçari shqiptar ka fluturuar nga makina duke përfunduar në asfalt.

Ndërsa shoferi i fugonit nuk ka pësuar dëmtime dhe u shfaq i tronditur pas ngjarjes së rëndë që i mori jetën 22-vjeçari shqiptar Eriselto Neli.
/Vizionplus.tv/
Vazhdo të lexosh
Reklamë




