E martë, 10 Nëntor 2026 Lajme Ora 19:00 dhe Moti deri në 20:00 Në vijim ora 20:00: Det i Trazuar Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

EMRI/ Ekzekutohet 30-vjeçari në Vlorë

Një tjetër ngjarje e rëndë është regjistruar në Shqipëri. Mbrëmjen e sotme raportohet për një vrasje në autostradës Vlorë-Fier në afërsi të Novoselës.

Sipas informacioneve është qëlluar me armë zjarri në drejtim të një automjeti tip “Volkswagen”, me drejtues shtetasin Kristian Marku, 30 vjeç, i cili ka humbur jetën.

Njoftimi:

Rreth orës 18:15, në afërsi të fshatit Novoselë, në autostradën Fier-Vlorë, është qëlluar me armë zjarri në drejtim të një automjeti tip “Volkswagen”, me drejtues shtetasin K. M., 30 vjeç, i cili ka humbur jetën.

Reklamë

Në vendngjarje kanë shkuar shërbime të Policisë së DVP Vlorë dhe grupe të Forcës Kombëtare të Sigurisë Njësia Fier. Vijon krehja e zonës dhe kontrollet për kapjen e autorëve.

Është ngritur një grup i posaçëm hetimor dhe, nën drejtimin e Prokurorisë, vijojnë intensivisht hetimet për zbardhjen e rrethanave dhe sigurimin e provave, me qëllim dokumentimin ligjor të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.

Vazhdo të lexosh

Reklamë