E enjte, 12 Nëntor 2026 Takohemi N'vizion deri në 18:00 Në vijim ora 18:00: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

EMRI/ E gjetën banorët të vrarë në makinë! Detajet e fundit nga ekzekutimi në Shkodër

Ramazan Mataj mësohet se është personi i cili u gjet mëngjesin e sotëm i vrarë me armë zjarri në makinën e tij, në fshatin Dragoç të Postribës.

Trupi i pajetë i Ramazan Matajt, rreth 33-vjeç, u gjet në makinë nga banorët e zonës.

Ndërkohë, policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për të zbardhur shkaqet dhe identifikuar autorët e kësaj vrasjeje.

Për momentin, nuk janë dhënë detaje të tjera mbi rrethanat e krimit.

Vazhdo të lexosh

Reklamë