E mërkurë, 11 Nëntor 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Kronikë

EMRI/ Dogji tre automjete, arrestohet autori në Shkodër, momenti kur largohet me biçikletë

Zbardhen dy ngjarje kriminale, njëra në Shkodër e tjetra në Lezhë dhe vihen përpara përgjegjësisë ligjore personat që dyshohet se i kanë kryer ato.Policia e Shkodrës i vuri prangat një 48- vjeçari që akuzohet për djegien e tre automjeteve. Frank Ndoja, sipas hetuesve, ka mbajtur edhe dy identitete të tjera dhe besohet se është autor i krimit. Makinat janë djegur dhjetorin e dy viteve më parë, gjatë natës.

Nga hetimet dyshohet se 48-vjeçari i vuri flakën një makine tip Benz, si dhe një Volksvageni, por zjarri përfshiu dhe një mjet tjetër aty pranë. Motivi i ngjarjes besohet se ishte hakmarrja.

Ndërkaq, Komisariati i Policisë së Lezhës arrestoi 47 – vjeçarin Kastriot Kolaj, i cili dyshohet se ka vjedhur në katër muajt e fundit katër shtëpi. Kolaj, që banon në Shëngjin, iu gjetën brenda shtëpisë shuma parash E bizhuteri të ndryshme që policia thotë se janë grabitur.

Më shumë video

Reklamë