Kryesia e Degës se PD Rrogozhinë ka miratuar propozimin për kandidatin për Kryetar Bashkie.

 

Mësohet se Ferdinand Saraçi është emri i propozuar nga demokratët e Rrogozhinës. Propozimi i është dërguar për miratim Kryesisë qendrore në një vendimmarrje të Kryesisë së Degës.

 

Sipas afateve të vendosura nga Kryesia e PD, baza e partisë dhe Kryesitë e Degëve në 6 bashkitë, duhet të propozojnë kandidatët brenda ditës së nesërme.

 

Kandidatët e propozuara nga baza do i nënshtrohen më pas shqyrtimit dhe miratimit nga Kryesia e PDSH.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *