E hënë, 9 Nëntor 2026 Film TV deri në 05:15 Në vijim ora 05:15: Trazira në Parajsë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Bota

“Emri”, Athina dërgon propozimet

Athina zyrtare i ka dërguar Shkupit propozimin përpara vizitës se kryediplomatit grek Nikos Kotzias në datë 22 mars. Ministri i jashtë ka dërguar paketën e çështjeve qe lidhen me emrin. Lajmin e beri te ditur ne një prononcimi për mediat vete Kotzias.

 

“Më lejoni t’ju jap një ekskluzivitet. Ne kemi hartuar një tekst ku janë të gjitha propozimet tona lidhur me problemet dhe çështjet e hapura që kemi me Ish-Republikën Jugosllave të Maqedonisë si dhe një axhendë bashkëpunimi për të ardhmen që do të sjellë fitime në të dy anët. Këtë e kam dërguar në Shkup para disa ditësh.”

 

Ne propozimet e Greqisë janë emrat Nova Macedonia dhe Gorna Macedonia. Gjithashtu burimet diplomatike u kane thëne mediave ne vendin fqinj se një nga kushtet e Athinës është edhe ndryshimi i Kushtetutës se Maqedonisë.

Më shumë video

Reklamë