E enjte, 8 Tetor 2026 Te Paekpozuarit (Live) deri në 23:30 Në vijim ora 23:30: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

EMRI/ Arrestohet në Lushnjë një 48-vjeçar i kërkuar nga Italia, ishte dënuar me 11 vite burg për trafik droge

Policia e Shtetit ka finalizuar një tjetër fazë të operacionit të koduar “Fast”, duke arrestuar në Lushnjë një 48-vjeçar të shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Operacioni u zhvillua nga Sektori për Kërkimin (FAST Albania), në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Policisë Fier.

Reklamë

Në pranga u vu Bledar Buxheli, alias Bledar Çelo, 48 vjeç, banues në Lushnjë, i arrestuar me qëllim ekstradimin drejt Italisë.

Sipas Policisë, ai ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma, pasi Gjykata e Apelit e Venecias e ka dënuar në vitin 2024 me 11 vjet burg për veprën penale të trafikut të drogës.

Reklamë

Nga ky dënim, 48-vjeçarit i kanë mbetur për të vuajtur 8 vjet, 6 muaj e 24 ditë burgim.

Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Romën, po vijon procedurat për ekstradimin e tij drejt Italisë.

Vazhdo të lexosh

Reklamë