E mërkurë, 11 Nëntor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 19:00 Në vijim ora 19:00: Lajme Ora 19:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

EMRI/ Arrestohet hajduti serial i banesave në Kavajë

Klisman Harumi, 33-vjeç është arrestuar këtë të premte nga policia e Kavajës.

33-vjeçari gjatë periudhës gusht 2024-shkurt 2025, ka vjedhur pajisje dhe sende në 3 banesa në Kavajë dhe në fshatin Synej.

Gjithashtu rezultoi se në banesën e tij kishte edhe lëndë narkotike.

“Si rezultat i hetimeve të kryera me objektiv zbardhjen e vjedhjeve dhe nxjerrjen e autorëve të tyre para përgjegjësisë penale, Komisariati i Policisë Kavajë finalizoi operacionin “Seria”, në kuadër të të cilit u identifikua, u kap dhe u vu në pranga shtetasi K. H., 33 vjeç, banues në Kavajë.

Reklamë

Nga hetimet ka rezultuar se gjatë periudhës gusht 2024-shkurt 2025, ka vjedhur pajisje dhe sende në 3 banesa në Kavajë dhe në fshatin Synej.

Në vijim të veprimeve procedurale u konstatua gjithashtu se shtetasi K. H. kishte në banesë, një sasi Cannabisi.

Vijojnë hetimet për të zbardhur vjedhje të tjera që mund të ketë kryer ai.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Durrësit, për veprime të mëtejshme”, thuhet në njoftim.

/vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë