E diel, 22 Nëntor 2026 Lajme Ora 19:00 dhe Moti deri në 19:40 Në vijim ora 19:40: E-Zone Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

EMRI/ Arrestohet 50-vjeçari në Tiranë, i shpallur në kërkim nga Italia për trafik droge

Policia e Shtetit ka vënë në pranga një 50-vjeçar të dënuar në Itali me 7 vjet burg për trafikim të lëndëve narkotike.

Në kuadër të operacionit policor “Operacionalja 88” u vi në pranga shtetasi Bledar Mansaku, 50 vjeç, banues në Tiranë.

Mansaku ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Apelit në Firence, Itali, në vitin 2024, e ka dënuar me 7 vjet burg për veprën penale “trafikim i lëndëve narkotike”, të parashikuar nga Kodi Penal i Italisë.

Arrestimi provizor i këtij shtetasi u krye me qëllim ekstradimin drejt Italisë./vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë