E enjte, 12 Nëntor 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 31 minuta më parë
Kronikë

EMRI/ Arrestohet 32-vjeçari në Lezhë për shpërndarje droge

32-vjeçari Ermando Lekaj, i dyshuar për shitje të lëndëve narkotike është arrestuar nga policia e Lezhës.

Gjatë kontrollit fizik, si dhe në automjetin dhe banesën e tij, u sekuestruan doza kokaine dhe kanabisi.

“Specialistët për Hetimin e Narkotikëve të DVP Lezhë, në bashkëpunim me specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lezhë dhe me shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative për një rast të shitjes së dozave të kokainës, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Holder”.    

Gjatë operacionit, u kap dhe u arrestua në flagrancë shtetasi  Ermando Lekaj, 32 vjeç, banues në Lezhë.   

Reklamë

Gjatë kontrollit fizik ndaj 32-vjeçarit, kontrollit në automjetin dhe në banesën e tij, shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar doza të lëndëve të dyshuara narkotike kokainë dhe kanabis, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. 

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, thuhet në njoftim./vizionplus.tv 

Vazhdo të lexosh

Reklamë