E enjte, 12 Nëntor 2026 Takohemi N'vizion deri në 06:55 Në vijim ora 06:55: 7 PA 5 Live Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

EMRI/ Aksidenti i rëndë në Vlorë, identifikohet viktima 19-vjeçar

Luan Llano është 19 vjeçari i cili humbi jetën ditën e sotme pas aksidentit të rëndë të ndodhur rreth orës 13:35 në aksin Vlorë-Fier.

I plagosur ka mbetur Tomorr Brati.

Dy personat udhëtonin me një motomjet. Shoferi humbi kontrollin dhe motori fillimisht u përplas me një shtyllë elektrike dhe më pas me një shtyllë tjetër druri.

Të dy u dërguan me urgjencë në spitalin e Vlorës, por për shkak të plagëve të marra 19-vjeçari ndërroi jetën, ndërsa Brati ndodhet në gjendje të rëndë.

Grupi hetimor ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit dhe përcaktimin e shkaqeve që çuan në humbjen e kontrollit të mjetit./vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë